Donte të shmangte gropën, shoferi i ‘FUORISTRADËS’ humb kontrolllin e mjetit dhe...

Donte të shmangte gropën, shoferi i ‘FUORISTRADËS’ humb kontrolllin e mjetit dhe del nga rruga në Elbasan

375
0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Nënkalimi i urës së trenit” në Xibrakë. Një makinë tip “fuoristradë” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin e mjetit kur është përpjekur të shmangë një gropë të krijuar në rrugë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vëndngjarje për të hetuar më tej shkaqet që çuan në këtë aksident.