Donjeta Musolli, avokatja më e re në komunitetin shqiptar të Michigan-it

Donjeta Musolli, avokatja më e re në komunitetin shqiptar të Michigan-it

1044
0

Donjeta Musolli, do të jetë avokatja më re në komunitetin shqiptar të Michigan-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Donjeta Musolli,  bija e prindërve Petrit dhe Elizabeta Musolli, javën e kaluar me notën mesatare maksimale përfundoi studimet pranë Michigan Colege of Law në Lansing. Gjatë shkollimit të saj shtatëvjeçar,  Donjeta vazhdimisht u dallua nga moshatarët e saj me përkushtimin shumë serioz në mësime dhe aktivitete të tjera në jetën studentore. Disa vjet me radhë drejtoi gazetën e studentëve të Michigan State Colege, me sukses perfaqësoi Colege-n e saj në garat e studentëve në nivel të Amerikës, duke zënë vendet e para, duke u dekoruar disa herë nga organizatorët. Me suksesin e saj Donjeta bëri që të ndihen krenar jo vetëm familja e saj, por i gjithë komuniteti shqiptar në Michigan.

loading...