Lifestyle

Doni të zvogëloni perimetrin e kofshëve? Ja çfarë duhet të konsumoni

By admin

August 20, 2016

Nëse akumuloni yndyrë vetëm rreth zonës së vitheve dhe kofshëve, ja ushqimet që duhet të keni parasysh për të rënë në peshë:

Hirrë: ka veti probiotike dhe ndihon në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë. Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë në tretjen e shpejtë të ushqimit dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese në mënyrë efikase. Hirra ju pastron trupin dhe rrit metabolizmin gjithashtu.

Çaji jeshil: është i pasur me antikosidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Çaji jeshil ju ndihmon në luftën kundër celulitit gjithashtu.

Lëng rrushi: është i pasur me antioksidantë të cilët mund të konvertojnë qëlizat yndyrore në muskul. Ai rregullon nivelet e insulinës dhe përshpejton metabolizmin. Duhet të pini lëng rrushi të freskët pa ëmbëlsues.

Qumështi: pini një gotë qumësht të ngrohtë çdo mëngjes apo darkë. Proteinat e qumështit ndihmojnë në rritjen e masës muskulare. Zgjidhni qumësht të skremuar me pak yndyrë.