Doni të fitoni qindra mijë dollarë në vit? Eksperti i IT-së iu...

Doni të fitoni qindra mijë dollarë në vit? Eksperti i IT-së iu ndihmon si mund ta bëni këtë gjë

502
0

Shitja e njohurive profesionale në tregun global po i sjell fitime marramendëse profesionistëve të rinj shqiptar.Në lidhje me këtë temë foli sot për emisionin “Ëake Up” eksperti IT-së, Agli Panci, i cili thekson se ka njerëz që kanë bërë deri në 200 mijë dollarë në vit.Një shifër kjo e cila nuk hyn te pagat normale as në qoftë se do jetosh jashtë, shpjegon më tej Panci, duke e cilësuar se këto shifra janë më të arritshme për personat që zotërojnë shumë mirë profesione ku konkurrenca është e vogël.“Ka individë që kanë bërë deri në 200 mijë dollarë në vit, megjithatë mesatarja e të ardhurave është pak më e vogël se kjo. Kjo 200 mijë dollarë që ne marrim si referencë, realisht është një shifër që nëse do punojë dhe jetoje jashtë, kjo nuk hyn te ato pjesët e pagave që janë normale.

Nëse studiojmë tregun e punës në Europë ose në Amerikë, një shifër e tillë është përtej atij kufirit normal. Por, nëse ti je ekspert në një fushë të caktuar që ka kërkesë dhe konkurrenca është e vogël, patjetër që mund të arrish deri në 200 mijë dollarë në vit. Është një shifër qe e kam dëgjuar edhe persona të tregut këtu. Pagesat janë shumë të mira. 10 dollarë ora nëse ke pak eksperiencë dhe më tej”, u shpreh Panci.