Donald Lu nga Rrësheni: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni...

Donald Lu nga Rrësheni: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë

612
0

Këtë javë, Ambasadori Donald Lu hapi nga Rrësheni takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë. Ambasadori u takua me nxënës të shkollës së mesme, foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre. Si një leksion demokracie, Ambasadori Lu iu tha të rinjve të Rrëshenit se nëse “qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë”. “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia… Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë”, tha Lu.

Fjala e plotë e ambasadorit Lu

 

Ky është edhe takimi ynë i parë me shumë të rinj në qytete anembanë Shqipërisë. Ne kemi një mesazh për ju, por ne gjithashtu shpresojmë që të mësojmë diçka nga ju sot. Këtu është mesazhi ynë i thjeshtë: Ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë. Ju keni një rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e Shqipërisë. Ju duhet të kërkoni ndryshim nga udhëheqësit tuaj. U rrita në një vend të mahnitshëm në Kaliforni. Kishim bukurinë e pabesueshme natyrore, njerëz të këndshëm dhe ushqim të shijshëm. Më kujton pak Rrëshen. Në moshën 18 vjeç, u largova nga Kalifornia për të studiuar, për të gjetur një punë dhe për të rritur një familje. E kuptoj tani që unë do të punoj dhe do të kursej paratë e mia gjatë gjithë jetës time, vetëm një ditë kur të dal në pension, mund të kthehem në shtëpinë time në Kaliforni. Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju. Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE. Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre. Prindërit mund t’ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë:

Anëtarësimi në NATO

Liberalizimi i vizave me BE

Dekriminalizimi i parlamentit tuaj

Reforma gjyqësore

Por ndoshta ju do të më thoni, e mërzitshme! Ajo që duam është një edukim i mirë. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim çdo ditë në TV, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara.

 

A e dini se si do të merrni të gjitha këto? Ju do ta kërkoni. Gjëja më e mirë për brezin tuaj është se nuk jeni të lidhura ngushtë me pritjet e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi. Ju kërkoni punë si ata kanë në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit siç kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale siç kanë në SHBA. Ju jetoni në një demokraci. Nese ju kerkoni, qeveria duhet t’ju pergjigjet, ne te kundert ju e rrezoni. Keshtu funksionon demokracia. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme