Unaza në gisht është një objekt që simbpolizon një mesazh të caktuar në ndaj vetes dhe ndaj botës. Mbajtja e unazave në ndonjë gisht të caktuar, zakonisht është e lidhur me dëshirën për ta rritur fuqinë me të cilën është i lidhur ai gisht.
Meqë truri i majtë është përgjegjës për aspektin logjik dhe e kontrollon dorën e djathtë, është gjë e logjikshme të mendohet që mbajtja e unazës në dorën e djathtë paraqet një veprim logjik dhe të qëllimshëm si dhe dëshirën për ta kontrolluar jetën dhe veprimet e dikujt tjetër.
Meqë truri i djathtë e kontrollon dorën e majtë dhe kreativitetin, unazat në dorën e majtë paraqesin besim, kreativitet dhe qëndrim.
Gishti i madh Fuqia e vullnetit
Gishti i madh paraqet logjikën dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin tonë dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht është simbol i fuqisë si dhe i mendimeve të pavarura dhe lirisë.
Gishti tregues Autoritet dhe ambicie
Ky gisht paraqet nevojën tonë për ta rritur egon tonë dhe për të krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftësi drejtuese dhe ambicie. Mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues, sepse njerëzit mendonin që ky gisht ishte shumë i fuqishëm.
Gishti i mesëm Identitet dhe materializëm
Ky është gishti më i gjatë dhe për këtë shkak shpesh është i lidhur me qëllimin tonë në jetë. Njerëzit që mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.
Gishti i unazës Emocione, kreativitet dhe guxim
Mbajtja e unazës në gishtin e unazës paraqet lidhjen me zemrën, pasi mendohet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër. Për këtë arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona të dashurisë dhe përkushtimit. Nëse unazën e ka blerë vetë personi që e mban unazën, atëherë ajo paraqet egoizëm, mendjemadhësi dhe besim në talentin personal.
Gishti i vogël Siguri në biznes dhe lidhje
Unazat në gishtin e vogël paraqesin siguri në biznes dhe lidhje personale. Ky gisht është simbol i fuqisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve. Meqë është i kundërt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh është i lidhur me qëndrimet tona ndaj njerëzve të tjerë, me jetën tonë private dhe botën materiale.
Gishti i vogël del përballë botës dhe kujdeset për ne, ashtu siç kujdesen për ne edhe miqtë tanë të vërtetë. Mbajtja e shumë unazave, zakonisht është shenjë që personi i caktuar dëshiron ta tërheqë vëmendjen e njerëzve të tjerë.