Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Tempora” më Ora news, ku po diskutohej Reforma Zgjedhore, u shpreh se vendi është në një krizë dhe secili duhet të marrë përgjegjësinë për të bërë diçka. “Ka ndodhur një proces në Shqipëri që ka bërë bashkë të gjitha gjërat e këqija duke prodhuar një dorë të keqe, që duhet sikur të gjitha gjërat janë të ndryshme, por është e njejta gjë, është e njwjta kauz. Kush do dalë në protestë? Njerëz që kanë shkuar në varfëri? Kemi një kauzë. Nuk janë të ndryshme kauzat. Jemi në pikë super kritike. Problemi është nëse do të marrim përgjegjësi duke bërë diçka apo do të vazhdojmë që të themi se nuk bëhet?! Kjo ka ndodhur në këto 8 vite është më e keqja e mundshme.
Ne si opozitë kemi bërë një sacrifice të paprecedent, me shumë risqe politike, me shumë barra të mëdha, dhe me Reformën në Drejtësi duke e denoncuar dhe bëmë ato veprime që quheshin antiestablishment, antirregulla loje por që shkonin me një moral të lartë, të dilnim nga sistemi për të ribërë sistemin.”