Dokument/ Ja si u shpërblye Arben Keshi pas zgjedhjeve në Dibër....

Dokument/ Ja si u shpërblye Arben Keshi pas zgjedhjeve në Dibër. Emërimi si komisar dhe …

271
0

Arben Keshi është një nga emrat që rezulton i përfshirë në të gjitha përgjimet e publikuara nga Bild lidhur me shit-blerjen e votave në qarkun e Dibrës.

Përgjimet janë pjesë e dosjes 184, të cilat janë në duart e prokurorëve, por ende nuk ka ndonjë konkluzion prej tyre. Në videot e publikuara nga Bild, Keshi komunikon me kryeministrin Edi Rama.

Arben Keshi është akuzuar nga PD si një prej njerëzve të Edi Ramës që ka blerë vota në zgjedhjet për Bashkinë Dibër.

Në atë kohë PD akuzonte Keshin se ishte pjesë e policisë, ndërkohë që Edi Rama shkruan në reagimin e tij “AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”.

Dokumenti i mëposhtëm, tregon se Keshi është pjesë e policisë, me gradën e komisarit dhe me rrogë 80 mijë lekë.

Dokumenti qartëson se ai është me profesionin “officer policie” me kohë të plotë.

Referuar këtij dokumenti, Keshi ka gradën komisar, ndoshta për shkak të arritjeve që pati me zgjedhjet në Dibër.