Dojna Mema sapo konfirmoi lidhjen me këngëtarin shqiptar! Ja videoja që e...

Dojna Mema sapo konfirmoi lidhjen me këngëtarin shqiptar! Ja videoja që e zbuloi

482
0

Dojna Mema ka qenë në qendër të vëmednjes jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe për atë personale.

Prej disa muajsh ajo është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin shqiptar, Vlashent Sata.

Dyshimet nisën kur moderatorja postoi foto në llogarinë e saj në Instagram, ku kapej për dore me të dashurin.

Edhe pse i ka mohuar zërat për një lidhje me këngëtarin, Dojna ka pranuar se prej dy vitesh e gjysmë është në një lidhje dhe ndihet shumë e dashuruar.

Por, postimi i fundit i saj në Instagram, ngriti sërish dyshime, pasi në një fragment nga videoja, shfaqet duke drekuar me Vlashentin.

Ndjekësit e kanë vënë re menjëherë këtë detaj dhe shumica prej tyre i komplimentonte, duke i thënë se shkojnë shumë si çift.