Doda: PDIU ka prova filmike, nuk do ta lejojmë rrëmbimin e mandatit...

Doda: PDIU ka prova filmike, nuk do ta lejojmë rrëmbimin e mandatit në tavolinë

355
0

Pas rrëzimit të kërkesës së PDIU nga KQZ, ka reaguar Mesila Doda, ku sipas saj, PDIU ka prova filmike që tregojnë shtrembërim të vullnetit të zgjedhësve, duke tentuar rrëmbimin e mandatit të PDIU-së në tavolinë. Doda rithekson faktin që provat janë në tavolinë dhe materialet tregojnë se PDIU e ka kaluar këtë prag prej 12 470 vota që është caktuar për Qarkun e Tiranës. “PDIU-së i mungonin vetëm 36 vota për mbërritur në pragun prej 3% sipas të dhënave që kishte KQZ. Unë sot i solla 38 votat e vlefshme ndërkohë që kemi mbi 52 vota të vlefshme në 10% të materialeve të shikuara deri tani. Kërkesa jonë për KQZ-në ishte shtyrja me 48 orë, me qëllim që të bëhej kqyrja e të gjitha materialeve zgjedhore, pasi materialet filmike janë pjesë e materialeve zgjedhore dhe do të duhet të ishin në dispozicion të KQZ-së, pasi këtu bëhet fjalë për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve. Provat janë në tavolinë dhe materialet tregojnë se PDIU e ka kaluar këtë limit prej 12 470 vota që ka caktuar për Qarkun e Tiranës. Sot sollëm të gjitha qendrat e votimit që kishin një shtrembërim së bashku me fotografitë përkatëse. Ka dhe raste të tjera më flagrante. Nuk dua të jap një shtrembërim të vullnetit, por në shumë raste evidentohet një pasaktësi dhe dashakeqësi në rastin më të keq shtrembërim të vullnetit të zgjedhësve. Mos harrojmë që sot merren mandate me 10 mijë e pak vota në Tiranë, ndërkohë që ne jemi 3 mijë vota më shumë. Që do të thotë jo vetëm shtrembërim i vullnetit të njerëzve, por edhe rrëmbim mandati në tavolinë gjë e cila nuk do të ndodhë, sepse ne kemi të gjitha materialet që disponojmë dhe të gjitha provat do të vihen në dispozicion të KQZ-së”, tha Doda.