Kulture

DocuTIFF, në edicionin e tij të 3-të në Tiranë

By admin

May 08, 2017

Dokumentari është një prej gjinive filmike më afër punës sonë të përditshme, ndaj Festivali i Filmit Dokumentar DocuTIFF tashmë në edicionin e tij të 3-të në Tiranë nuk mund të mos jetë në fokusin tonë. Me 95 filma nga 39 vende të botës vetëm në kategorinë e konkurimit ndërkombëtar dhe kombëtar DocuTIFF 2017 tërheq vëmendjen e kineastëve të rajonit dhe jo vetëm në shifra por edhe në përmbajtje dhe tematika. Me prezencën e kineastëve të rëndësishëm në gjininë e dokumentarit si regjisori Agostino Ferrente nga Italia apo Rada Šešic nga Kroacia të cilët janë pjesë e jurisë do të ketë një kontribut të vecantë edhe në përsosjen e studentëve dhe të apasionuarve pas filmit dokumentar përmes masterklaseve që do të mbahen gjatë ditëve të DocuTIFF. Meqenëse përkrah DocuTIFF është edhe Shkolla e Regjisë dhe Filmit në Universitetin e Arteve impakti do të jetë I drejtpërdrejtë tek studentët e filmit. DocuTIFF do të ngrejë siparin në qiell të hapur mbrëmjen e datës 10 maj në amfiteatrin veror tek Liqeni I Tiranës me një film kushtuar Shqipërisë me titullin “Tranzicion-Art and Politics in Albania” nga regjisori Giuseppe Schillaci, një prodhim francez i ketij viti. Për tu njohur me detaje të DocuTIFF 2017, do të organizohet konferenca për shtyp nesër në ora 11.00 në sallën Ibrahim Madhi në Universitetin e Arteve, në Panel do të jenë drejtori I DocuTIFF Agron Domi dhe regjisorët Joni Shanaj, Elis Mataj si selektorët e një prej programeve me interesante të filmit shqip RetrospecTIFF.