“Do zbulojmë Kalanë e Ali Pashë Tepelenës:, Rama: Turistët nuk vijnë për...

“Do zbulojmë Kalanë e Ali Pashë Tepelenës:, Rama: Turistët nuk vijnë për shtëpinë e Tërmetit

412
0

Nga Memaliaj ku ka zhvilluar një takim me fermerët e Luftinjës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e qytetarëve për të vijuar me reformat e nisura. Teksa ka përmendur sërish “timonin e qeverisjes”, kryesocialisti nuk ka ngurruar të bëjë batuta me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi. “Bindjet janë tjetër gjë, por kur zgjedh skuadrën që do të të qeverisë është gjë tjetër. Duhet të zgjedhësh shërbëtorë që të bëjnë punën. Kë do zgjidhni ju, Petrit Vasilin, apo të tjerë? Kë Lulin? Këtu ka vetëm një ekip që mund ta bëjë këtë punë, ai i PS. Dhe ka edhe një gjë tjetër. Që Tërmeti, e ky tjetri Durimi, e Lali Eri në Tiranë, po bëjnë tërë këto që po bëjnë se kanë mbështetjen tonë. Po bëjeni ju votën copë copë, e do e shikoni pastaj, do e keni Tërmetin vetëm për ngushëllim e për dasma, se punë s’ka më. Kjo është. Se ishte Tërmeti, edhe përpara se të fitonim ne, po çfarë bënte i shkreti, vetëm pastronte kazanët mediatikë. Tepelenën e kishin fshirë ata. Ndaj votën mos e ndani andej këtej, na e jepni ne”, tha Rama. Sakaq, kryeministri tha se qeveria ka një plan për të zbuluar Kalanë e Ali Pashë Tepelenës. Ai tha se turistët vijnë në Tepelenë për Kalanë e Ali Pashës, dhe jo për të parë ku banon Tërmet Peçi. Bota zihet se kush ta marrë Ali Pashën, por ne që e kemi tonin i bëmë atë që s’ia bërë as turku. Kalaja e tij e rrethuar me ndërtime pa leje. Kemi një plan për ta zbuluar komplet Kalanë. Se turistët vijnë për Ali Pashën jo se ku banon Tërmet Peçi. Pas 100 vjetësh do vijnë turistët për të parë se ku ka banuar Tërmeti”, tha Rama.