Avokati i njohur Altin Goxhaj ka përfunduar në spital. Lajmin e ka dhënë vetë ai teksa ka postuar një foto nga spitali Invektiv pasi ka pësuar një helmim. Në foto gjithashtu, duken edhe miqtë e avokatit, të cilët i kanë shkuar për ta vizituar në këtë moment të vështirë.
“Adresa ime e re që prej 11 Nëntorit: Spitali Infektiv 2.12 :D, Duke debatuar për Helmin. Po ju çfarë mendoni?”, shkruan Goxhaj përkrah fotos.
Poshtë në seksionin e komenteve, të shumtë kanë qënë ndjekësit e tij, të cilët i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.
Njëri prej tyre ka qënë edhe Genc Sejko, i cili i ka komentuar me nota humori: Të shkuara. George George Soros t’a ka bërë. Duke iu referuar kështu edhe një personazheve të cilëve Goxhaj i ka dalë kundër.