‘Do të të bëj vajzën më të lumtur në botë’: Moderatori propozon...

‘Do të të bëj vajzën më të lumtur në botë’: Moderatori propozon të dashurën në emision, vajzën e Agim Bajkos

471
0

Puntata e fundit e “Këndo këngën time” ishte tepër e veçantë për Ardit Roshin, i cili kishte planifikuar që në fund të emisionit të propozonte të dashurën.

 

“Përpara se të vij momenti që të bëhet mbyllja e mbrëmjes, unë dua një minutë për vete. Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, jo vetëm në ‘Këndo këngën time’, mbas kamerave, më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që, si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar, është gëzuar nga ky program. Blerina, eja të lutem.”

 

Pasi Blerina erdhi e sikletosur në skenë, Arditi u përpoq që t’ia lehtësonte emocionet.

 

“Unë jam njeri shumë privat, por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. E di që nuk ke mikrofon, kështu që vetëm më dëgjo.”

 

Pas premtimit, Roshi u ul në gjunjë.

 

“Do përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë.”

 

Ajo tha “Po” përmes një puthjeje.

 

Referuar rrjeteve sociale dhe intervistave të hershme, Blerina është vajza e Agim Bajkos. Ajo ka jetuar për vite me radhë në Itali, ku ka mbaruar edhe studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërkohë që rreth katër vite më parë u kthye në Tiranë për një fillim të ri.