”Do të rrahë fëmijët e tjerë” Aurela Gaçe u mbyll gojën atyre...

”Do të rrahë fëmijët e tjerë” Aurela Gaçe u mbyll gojën atyre që e kritikuan për sportin që praktikon Grace

171
0

Në qoftë se nuk është në skenë apo studio duke bërë prova, me siguri e gjeni në palestër, shtëpinë e saj të dytë. Prej vitesh ajo i nënshtrohet një regjimi rigoroz fitness-i dhe është shprehur se është një ndër pasionet e saj, i cili i ka ndryshuar jetën. Kujtojmë këtu se mami Aurela nuk pranon justifikime kur bëhet fjalë për veten, ajo madje merr edhe vajzat me vete, lexoni Do të shkosh në palestër po s’ke ku lë fëmijët, Aurela Gaçe ka super zgjidhjen për të gjitha mamatë.

Por ndryshe nga ç’mund të mendoni, Grace dhe Abigail nuk shkojnë thjesht për të shoqëruar mamin e tyre, por merren edhe vetë me aktivitet fizik, të paktën Grace e ka marrë seriozisht këtë pjesë pasi po merr leksion Kung Fu-Je. Ajo duket mjaft e gatshme të mësojë disiplinën dhe teknikat që duhen për këtë sport.

 

 

 

Por çfarë mendon Aurela Gaçe rreth Kung Fu-së? Në fakt, këngëtarja shkruan se ky sport rrit vetëbesimin dhe se shumë njerëz që e pyesin mendojnë se vajza e saj do mësojë vetembrojtjen. Aurela shprehet ndër të tjera se këto sporte janë komplet e kundërta në koncept e asaj që shumë njerëz mendojnë, gjykojnë dhe paragjykojnë.

“Kur na thonë, ç’ne vajzën në Kung Fu? Do të rrahë njerëz? S’e kuptojnë fare që këto sporte janë komplet e kundërta në koncept. Rrit vetëbesimin në koncept. Vetëbesim. Mund t’ja dalësh edhe kur të duket e pamundur. Sporti është jetë kaq. “-shpjegon ajo.