Do të rikthehet Fatos Nano? Rama e do por…

Do të rikthehet Fatos Nano? Rama e do por…

332
0

Më në fund duket se kryeministri i sotëm, ka vendosur të përfitojë nga truri dhe eksperienca e ish Kryeministrit Nano, dikur edhe kryetar i Ps. Mbas ngjarjeve dramatike me Çështjen Tahiri, është bërë e nevojshme për Ramën, pajtimi i “gjaqeve” në brendësi të partisë së “vjetër” socialiste dhe luftës së brezave të nxitur në mënyrë të njëanshme nga “Rilindja”. Duket mirë që Rama, ka nevojë për “pesha të rënda”, që janë pjesë e historisë së kësaj partie, për të mbajtur në ekuilibër pjatën e mbetur bosh , të Peshores, me largimin e Leskajt, Dades dhe të tjerëve nga kryesia e partisë. Mirëpo çështja shtrohet nëse do të rikthehet apo jo në skenë Fatos Nano, sepse dihet që Fatosi nuk shquhet për kthesa të shpejta dhe të ndikuara nga emocione të sipërfaqshme. A do të mundë Rama, që “këshilltari” i tij i sotëm, të thyejë heshtjen e tij të gjatë politike dhe të dalë në publik të hapur përkrah Ramës? Por… /360grade.al/