Lajme

“Do të kthej në nivelin 0”, dikush qenka treguar i pabesë me Rozana Radin! Kërcënimet serioze dhe hakmarrja (FOTO)

By vizionc

January 29, 2020

Këngëtarja dhe moderatorja, Rozana Radi ka shpërthyer me një postim në rrjete sociale, ku tregon mllëfin që ka krijuar ndaj një njeriu të pabesë, që dikur e ka ndihmuar. Ajo betohet se do të hakmerret ndaj kësaj pabesie, dhe se nuk harron kurrë.

 

“I urrej njerëzit e pabesë! Jam e mirë e botës. I bëhem krah dhe dikujt që e njoh sot për gjithë jetën. Por nëse futesh tek unë me pabesi, nuk do të le KURRË po KURRË pa të kthyer në nivelin zero. Unë nuk harroj kurrë! Kujdes!”- shkruan Rozana Radi.

 

Postimi i Rozana Radit.

“Unë hakmerrem! Çeshtje natyre apo jo?!”- vijon më tej këngëtarja.

 

 

Rozana Radi njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë. Ajo nuk nguron të ndajë momente të bukura dhe të këqija nga jeta e saj, në rrjete sociale, duke qenë realiste me ndjekësit, dhe duke treguar pak nga karakteri i saj.