“Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos merrni këshilla për...

“Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos merrni këshilla për COVID-19 nga spekulantët në Whatsapp! Ja kujt duhet t’i drejtoheni

363
0

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur se do të dyfishohet ndihma ekonomike për periudhën kur vendi po përballet me pandeminë.

Sipas kreut të qeverisë, ndihma ekonomike do të jetë për të gjithë  familjet që janë regjistruar në skemën.

 

“Thënë kjo në buxhetin e 2021, ne do të vazhdojmë atë që nis në pak ditë, mbështetjen me financë të recetës bazë dhe futjen në skemë për tu rimbursuar të të gjithë medikamenteve dhe në funksion të të gjithë të prekurve nga Covid 19.

 

Në do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën kur na duhet të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve, por në funksion të të gjitha familjeve që janë regjistruar në skemën e ndihmës ekonomike”, u shpreh Rama.

 

Rama i bëri thirrje qytetarëve të infektuar me Covid, që ti drejtohen mjekut të familjes dhe të mos marrin receta me Whatsapp   dhe të mos bien pre e ankthit dhe spekulanteve.

 

“Qytetarët duhet t’i referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe të gjitha këshillave që marrin nga urgjenca kombëtare dhe të mos marrin ilaçe dhe të mos shpenzojnë nga buxheti i familjeve të tyre për të bërë dëm në shëndetin e tyre.

 

Këtu hyjnë spekulantet, ankthi i familjes, pasiguria e personit të prekur që nxitet dhe nxiten të bëjnë maksimumin me idenë që ato ilaçe bazë të recetës bazë, bazuar në orientimet bazë të sistemit tonë nuk mjaftojnë. Në fakt është këmbëngulje e përditshme e eksperteve, por edhe e autoriteteve shëndetësorë në shumë vende, që qytetarët të mos bien pre e ankthit dhe spekulanteve dhe të mos i marrin këshillat me Whatsapp as nga mjekë që nuk janë të specializuar dhe të autorizuar sic janë mjekët e familjes”, tha Rama.