”Do të bënim një kronikë për kolerën, por njohëm njëri-tjetrin” Namik Ajazi...

”Do të bënim një kronikë për kolerën, por njohëm njëri-tjetrin” Namik Ajazi zbulon të pathënat e dashurisë me Majlinda Bregun

673
0

Nëse e keni lexuar “Dashuri në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Márquez, e dini sikundër nënkuptohet nga titulli se shkrimtari kolumbian ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës.  Por duket se elementi “kolerë” duket se ka bashkuar edhe një çift të rëndësishëm në Shqipëri, Namik Ajazi dhe Majlinda Bregu. I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ku foli për filmin e tij “Amanet” i cili fitoi vendin e parë në Festivalin e Filmit në Salerno, por edhe jetën private. Duke qenë bashkëshort i një politikaneje të suksesshme, kurioziteti i publikut sigurisht që është më i madh. “Jemi njohur në TVSH.

 

Ishte një moment në vitin 1994 kur u fol për një epidemi kolere. Unë vij nga Telenorba për të xhiruar diçka, ndërsa Majlinda asokohe bashkëpunonte me televizionin. Ishte në vitin e fundit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe punonte si gazetare dhe spikere lajmesh në orën 20:00. Kështu që bëmë një udhëtim bashkë për të xhiruar kronikën. Kjo u bë shkaku i njohjes, pas të cilës ne filluam të takoheshim. “Dashuri në kohërat e kolerës” tamam, kështu duhet thënë.”-tregoi ai.