Lajme

“Do të bëjë Arbana si vetja”, Xhemi nuk ja përton komentueses

By vizional

August 01, 2019

Miqësia mes dy moderatoreve të njohura të ekranit Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani merr gjithmonë vëmendjen e mediave. Dy vajzat janë të pandara nga njëra-tjetra dhe vazhdimisht nëpërmjet komenteve të ndryshme kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë.

 

Dje nëpërmjet një postimi Xhemi tregoi se po drekonte me Arbanën. Dy moderatoret shfaqeshin duke konsumuar mish teksa postimi u komentua gjatë, shkruan Panorama Plus.

 

Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e mori një koment i një fansi i cili i shkruante Xhemit:  “Mos u shoqëro shumë me Arbanën se do të të bëjë si vetja”.

 

Ky koment u vu re nga Xhemi e cila menjëherë  ktheu përgjigje fansit. “Ku ta gjej në fakt, se s’ka më të mirë”, i ka thënë Xhemi duke i mbyllur gojën.