Do të befasoheni nga kjo ngjarje astronomike! Ja çfarë do ndodhë më...

Do të befasoheni nga kjo ngjarje astronomike! Ja çfarë do ndodhë më 13 tetor

414
0

Më 13 tetor, do të ndodhë një ngjarje e referuar si “opposition” (kundërshtimi)

Ky muaj ka qenë emocionues për të apasionuarit pas yjësisë. Përveç Hënës Blu, që do ndodhë në Halloween, Marsi do të jetë veçanërisht i ndritshëm në qiellin e natës gjatë gjithë tetorit për shkak të afërsisë së tij me Tokën.

Më 13 tetor, do të ndodhë një ngjarje e referuar si “opposition” (kundërshtimi). Kjo do të thotë se Marsi, Toka dhe Dielli do të rreshtohen në mënyrë të përsosur, me Tokën në mes.

Kurdo që kjo të ndodhë, Marsi arrin pikën e tij më të lartë pikërisht rreth mesnatës dhe perëndon në lindje të diellit.

Ndërkohë, ditën e djeshme, më 6 tetor, Marsi erdhi më “afër” Tokës se kurrë, duke qenë rreth 38 milionë milje larg saj. Planeti s’do të jetë më kaq pranë për 15 vite të tjera. Në vitin 2035, ai do të jetë 14 milion milje larg Tokës.