“Do ta dërgoj në gjykatë!”- Plas debati në “Përputhen”, Arjan Konomi i...

“Do ta dërgoj në gjykatë!”- Plas debati në “Përputhen”, Arjan Konomi i drejtohet konkurrentes: Ke nevojë për psikiatër

456
0

Ditën e djeshme, Tea Trifoni nuk ishte prezente në studion e ”Përputhen”, sepse kishte bërë një ndërhyrje për t’u dobësuar: balonin gastrit.

Lidhur me këtë ndërhyrje, Shqipja dha mendimin e saj duke thënë se në vend të makaronave mund të porosiste sallatë nga jashtë.

Por, Tea ia ktheu: “Unë blej sallatë, aq sa blen ti libra”, duke nënkuptuar se Shqipja nuk lexon dhe nuk di të artikulohet. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjë edhe opinionisti Arjan Konomi dhe të shpërthejë një debat i fortë mes tij dhe Shqipes.

 

Pjesë nga biseda:

 

Arjan Konomi: Si një qenie njerëzore që je duhet t’i thuash njeriut që ka bërë një ndërhyrje ‘të shkuara’, në rradhë të parë.

 

Shqipe Hysenaj: Po unë çfarë jam?

 

Arjan Konomi: Nëse ti nuk e konsideron veten qenie njerëzore, vërja vetë emrin vetes se çfarë je.

 

Shqipe Hysenaj: Je shumë ndryshe nga pas kuintave.

 

Arjan Konomi: Jam këtu për këtë punë se po të ishe jashtë… Ti jo mend që s’merr, po… S’mund të më tregosh ti mua se si do flas.

 

Shqipe Hysenaj: As ti mua.

 

Arjan Konomi: Po unë jam këtu për këtë punë. Se unë me një femër si ty në jetën e përditshme nuk flas. Ti ke nevojë për një psikiatër. Unë s’jam psikiatër dhe s’të gdhend dot ty.

 

Shqipe Hysenaj: Ti ke dashur të më ulësh, jo të më këshillosh. Po mua nuk më ul dot.

 

Arjan Konomi: Me njerëz të tillë pa edukatë, po ta them dhe një herë, unë nuk…

 

Shqipe Hysenaj: Unë di të jem e edukatë, me njerëz të caktuar. Do ta dërgoj në gjykatë. Nuk ia kam lejuar askujt të më flasë kështu.