Lajme

‘Do shkoj në parukeri’, fjalët e fundit të 18-vjeçares shqiptare me familjen, para se të zhdukej

By vizional

November 05, 2019

Esperanca Mustafa quhet vajza shqiptare e cila jeton me familjen e saj në Kretë të Greqisë dhe prej disa ditësh është raportuar e zhdukur.

 

Sipas mediave greke, që prej mëngjesit të së dielës, nuk kane dhene ende rezultat kerkimet e nisura nga policia greke për 18 vjeçaren.

 

 

Sipas te dhenave te publikuara nga mediat greke, Esperanca Mustafa është 1.55 metra e gjatë, me flokë dhe sy të zinj. Ditën që ajo është zhdukur, kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë.

 

18-vjeçarja diten qe iku nga shtepia u kishte thene te afërmëve që do të shkonte në parukeri.