Djegiet nga dielli dhe frekuentimi i plazhit të lidhura pazgjidhshmërisht tani që...

Djegiet nga dielli dhe frekuentimi i plazhit të lidhura pazgjidhshmërisht tani që vera ka ardhur, si ta kuroni lëkurën e “përvëluar” në mënyrë naturale

337
0

Deri pak javë më parë njerëzit ankoheshin nga dimri i stërzgjatur, shirat e bezdisshëm të prillit dhe majit e temperaturat e ulëta, por qershori paraqitet komplet ndryshe.

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që një pjesë e mirë e njerëzve të zgjidhnin të shtunën e të dielën për të pushuar në bregdet, megjithatë me siguri nuk e kishit marrë parasysh se mund të digjeshit.

Nëse deri më dje keni besuar mamanë ose gjyshen, që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma në rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë.

Xheli i Aloe verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës.

Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me gjelin e Aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur.

Ndërkohë, këshillohet që degët e Aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.