Djegia e mandateve, Kryemadhi:  Meta nuk e ka pranuar, do ma përmend...

Djegia e mandateve, Kryemadhi:  Meta nuk e ka pranuar, do ma përmend deri ditën që do mbyll sytë

321
0

 

Monika Kryemadhi ka konfirmuar dhe njëherë qëndrimin e Presidentit Meta se djegia e mandateve nga opozita ishte një vendim i gabuar dhe ai nuk e mbështeste.

E ftuar në emisionin “Provokacija” të Muç Nanos, Kryemadhi tha se Meta nuk e ka pranuar kurrë djegien e mandateve dhe këtë do t’ja përmendte sipas saj deri ditën që ajo do të mbyllë sytë.

“Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë sepse është kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit” u shpreh ajo.

Po ashtu, e pyetur nëse Meta e lë Presidencën, kryetarja e LSI tha “Kjo do ishte gjë shumë e mirë për mua, sepse do ta nxirrte nga korniza e Presidentit dhe e paanshmërisë dhe shqiptarët do shihnin një pozicion tjetër të tij ku ai jep dhe më shumë dhe do krijonte hapësira për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët, se mban pozicion të distancuar.