Aktualitet

Djegia e Kuvendit, Meta falenderon Artan Fugën: Situata e çmendur sot duket ëndërr

By vizionc

September 13, 2019

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e akademikut të njohur Artan Fuga për djegien e Kuvendit.

Fuga tha se e di ai se ku mund t’i gjejnë provat për djegien e Parlamentit pa shkuar te SHISH, ndërsa kujton flakët e bombat molotov te Kryeministria dhe Kuvendi.

Për këtë ka reaguar presidenti, i cili falenderon akademikun që kujton situatën e rënduar ku ndodhej vendi.

“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”, shkruan Meta.