Dje u dogjën 5 makina, çfarë filmuan kamerat e sigurisë për autorët

Dje u dogjën 5 makina, çfarë filmuan kamerat e sigurisë për autorët

313
0

Pesë makina u gjendën të djegura mëngjesin e djeshëm në qytetin e Vlorës.

Sipas Policisë, dy nga makinat janë në pronësi të shtetasit Genti Sherifaj, me detyrë drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës.

Lidhur mbi ngjarjen, Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka qenë i vështirë identifikimi i personave që kryen djegien.

Në parkingun ku ndodhi ngjarja nuk kishte kamera sigurie, ndërsa janë gjetur dy bidona të boshatisur me benzinë.

Për këtë arsye, grupi hetimor u është drejtuar kamerave në rrugë që përkon me daljen Lungomaren, duke qenë se vendngjarja ndodhet pranë Konsullatës Italiane.

Nga kqyrja e këtyre kamerave, hetuesit kanë mundur të konstatojnë dy persona të maskuar të cilët kanë dalë nga parkingu dhe më pas janë larguar me një makinë ku i priste një person i tretë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orën 1.30 të mëngjesit të së martës, pranë një pallati shumëkatësh.

I pyetur për konflikte të mundshme, Genti Sherifi ka mohuar në polici të ketë probleme me persona të tjerë.

Ndërkohë që Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e Sherifit.

Ky nuk është rasti i parë i djegies së makinave në Vlorë. Për të mos thënë që tashmë është kthyer në një problem shqetësues, ku gjatë viteve të fundit janë gjendur të djegura me dhjetra makina.