
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka mbledhur kabinetin. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta. Kjo lëvizje e kryeministrit vjen një ditë pas ndryshimeve në qeveri. në këtë mbledhje fokusi ishte te situata e drejtësisë. Belinda Balluku, e cila mbante postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është zëvendësuar nga Enea Karakaçi; Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme është zëvendësuar nga Ferit Hoxha; ndërsa Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes është zëvendësuar nga Ermal Nufi.