Aktualitet

“Djali pësoi aksident është mes jetës dhe vdekjes”, gjyshi i të miturit të dhunuar tregon çfarë i tha e bija në telefon: Më mori pas një viti dhe…

By vizional

April 29, 2020

Gjyshi nga mamaja i djalit të mitur tre vjeçar ka treguar se si e ka marrë vesh se nipi i tij ishte dëmtuar rëndë.

Ai rrëfen se vajza, me të cilën kishte një vit pa folur e ka marrë në telefon vetëm 19 sekonda dhe i ka thënë se djali kishte pësuar një aksident dhe ishte mes jetës dhe vdekjes.

 

Gjyshi thotë se pas këtij momenti ai ka marrë vajzën tjetër në telefon, e fundit kjo që pasi, ka folur me të motrën, nënën e djalit ka mësuar se ai ka rënë nga krevati, sepse kështu i ka thënë e motra.

 

“Ka kaluar viti pa e parë vogëlushin, sepse vajza është larguar nga familja ku jetonte pas debateve me familjen ku ishte martuar.

 

Shkoi në Tiranë. Unë nuk pata më kontakt me të. Jam shumë i tronditur. Para katër ditësh dhe me flet më pak se 19 sekonda. Djali ka pësuar aksident dhe është mes jetës dhe vdekjes. Më pas unë mora vajzën tjetër në telefon që të fliste me motrën. Pasi ka folur ajo i ka thënë se djali ka rënë nga divani dhe më pas ia kishte mbyllur telefonin.

 

Ndjej shumë tronditje për atë ngjarje. Isha jashtë mase i lidhur me të dy nipërit.

 

As e njoh dhe as ja kam ditur emrin se kush është bashkëjetuesi i saj. Nuk kishim numër të vajzës dhe ndonjëherë kur fliste me të motrën e ndërronte numrin prapë”, tha gjyshi.

 

Fatmirësisht gjendja e të miturit ka qenë më e mirë në 24 orët e fundit.

 

“24 orët e fundit kanë qenë shumë të mira për gjendjen e vogëlushit”,-thotë drejtuesja e emisionit.