Lajme

Djalë apo vajzë? Kastro Zizo pranon se po bëhet baba për herë të tretë

By vizional

November 04, 2019

Kastro Zizo së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. E pranoi vetë këtë të diel kur prezantoi këngën me të cilën do të marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’. Kënga e tij titullohet “Pema e jetës” dhe Arditi e ngacmoi për të kuptuar domethënien e kësaj kënge, pra nëse po shtohen degët e kësaj peme dhe Kastro e ka pranuar.

Ai nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes së Arditit ‘Çun apo gocë?’ , po ka zbuluar se ky festival është një ogur i mirë, pasi natën e Këngës Magjike në vitin 2006, lindi djali i tij, Dankan.

“Tani që e mendoj, pasi dola te “Kënga Magjike” në 2006 u nisa me vrap se po lindte Dankani, kështu që kompeticioni ka qënë si ogur” ka thënë Kastro. “Për fëmijët?” -e pyeti Arditi, ndërsa Kastro u përgjigj: “Po!”

Kastro është gjithashtu babai i një vajze të quajtur Nia.