Showbizz

DJ Blunt dhe Ermal Fejzullahu rrëfejnë se si i shpëtuan burgut…

By Vizion

September 07, 2016

Këtë të shtunë, në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, i cili transmetohet në ekranin e Top Channel, do të preket një temë “e nxehtë”, e cila diskutohet tashmë prej muajsh në Kosovë.

Çështja e mospagesës së taksave nga këngëtarët atje të cilët performojnë nëpër koncerte apo në club-et e natës ka vënë në shënjestër një grup jot ë vogël artistësh, emrat e të cilëve janë bërë publikë.

Mes tyre janë edhe DJ Blunt e Ermal Fejzullahu, të cilët pasi u kontaktuan nga “Thumb” kanë rrëfyer historitë e tyre dhe se si i kanë shpëtuar burgut, shkruan Bliz.

Për të marrë vesh atë që kanë thënë ata, duhet të presim orën 20:05 të ditës së shtunë.