Diva Shqiptare, Tefta Tashko Koço vjen në “vaj”

Diva Shqiptare, Tefta Tashko Koço vjen në “vaj”

792
0

 

Këngëtarja lirike e operave botërore, diva Shqiptare Tefta Tashko Koço, vjen për herë të pare në historinë e pictures në vaj. Piktorja Suela Pulaha Brown realizon për herë të pare një portret të sopranos së shquar shqiptare. Stili i përdorur në këtë pikturë e sjell divën e muzikës në një ndërthurje midis klasikes dhe periudhës në  të cilën ajo pati sukseset e saj në skenat botërore e ato shqiptare. Piktura ka fituar të drejtën të jetë pjesë e ekspozitës vjetore në kryeqytetin britanik, në Londër. Tefta Tashko Koço, vjen në këtë picture në stilin e saj original dhe e përfshirë në elegance korçare. Piktorja Brown tregon se ideja e realizimit të kësaj picture ka nisur prej kohësh, si një dëshirë e saj për të sjellë në forma dhe trajta origjinale e të veçanta figurat e shquarar të historisë Shqiptare. “Miti I Tefta Tashko Koços, duket se më ka shoqëruar gjatë në disa momente të rëndësishme të jetës sime, dhe një nga arsyet e përzgjedhjes së saj, është pikërisht kjo,-thotë piktorja Suela Pulaha Brown.“Origjina e saj dhe zëri i mrekullueshëm që kish, kanë qënë pjesë e përditshme e qënies sime. Ndërsa një hapësirë të rëndësishme, diva e madhe, pati tek unë, kur prindërit vendosën të më arsimonin në shkollën me të njëjtin emër në qytetin e Korçës, shkollaTefta Tashko Koço” – shprehet Brown.” Piktorja e frymëzuar nga elegance dhe fisnikëria e këngëtares lirike, vendosi ta sjellë atë, në një picture vaji, një teknikë kjo që përdoret për herë të pare në portretin e një prej perlave të lirikës shqiptare. Brown e ka sjellë portretin e dives në një sfond lluksoz, duke krijuar një piano të ngjashme me pianot antike pariziene të asaj kohe dhe me mure të dekoruara në ar, për të dhënë mesazhin dhe vlerësimin që ka piktorja për këtë perlë të artit shqiptar. “Sfondin që kam përdorur në ambientin rrethues dhe muret e dekoruara I kam përshtatur për një muzikantë të kalibrit europian dhe kërkova që ta ndërthur me shijen europianë që nuk I mungon asnjëherë popullit tim,” – shprehet Brown. Piktura vjen në përmasat 30 me 40 cm dhe teknika e përdorur nga piktorja është stili klasik i këtij arti që vetë Suelës i ka kushtuar mbi gjashtë muaj.  Piktorja Shqiptare Suela Pulaha Brown ka lindur në Korçë dhe studio picture në shkollën e këtij qyteti, ndërsa ekspozitën e saj të parë e ka nisur që në vitin 1995. Studimet universitare i kreu në Angli ku u diplomua nga departamenti i Humanities në Universitetin e Gloucestershire. Brown jeton në Angli dhe pjesë e punës së saj të përditshme është promovimi i artit të pikturës në shumë ekspozita të ndryshme, në të cilat punimet e saj kanë patur një vëmendje të veçantë edhe nga pikturë-dashësit, por edhe nga kritika.