Ditët e fundit të jetës i kaloi në një spital privat, familja...

Ditët e fundit të jetës i kaloi në një spital privat, familja e Xhevdet Ferrit refuzon ceremonitë (AMANETI I AKTORIT)

448
0

Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare.

Aktori i kaloi ditët e fundit të jetës i shtruar në Spitalin Amerikan duke luftuar më kot me sëmundjen e rëndë.

Ndërkaq mësohet se në nderim të tij nuk do ketë asnjë ceremoni, kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij.

Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u ka thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.

Sipas raportimeve, varrimi do të bëhet në Sharrë në orën 13:00, pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë dhe siç ndodh rëndomë, personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin sytë.