Ditë e lodhshme? Ja si t’i qetësosh nervat për 5 minuta ose...

Ditë e lodhshme? Ja si t’i qetësosh nervat për 5 minuta ose më pak

741
0

A është ditë e lodhshme, ka tension? Ke një intervistë pune dhe të kanë filluar fluturat në stomak përpara se të arrish atje? Ndihesh pak në ankth dhe nuk je në gjendje ta thuash arsyen? Shkaqet e një dite stresuese mund të jenë disa, por këtu janë disa truke të shpejta që mbahen mend lehtë e që ndihmojnë sa herë ke nevojë të qetësohesh shpejt.

Përdor një relaks progresiv. Kjo është një formë relaksi duke nxitur muskujt me vetëdije të qetësohen. E ndien menjëherë ndryshimin mes trupit të tensionuar dhe atij më të relaksuar. Mundohu të tendosësh disa muskuj të trupit (duke bërë ushtrime të thjeshta) dhe pastaj liroji ngadalë. Kjo do të sjellë shpejt një gjendje qetësie, madje është një metodë që ndihmon edhe gjumin.

Krijo një “lojë”. Një tjetër truk që ndihmon në qetësimin e nervave është ta heqësh mendjen nga mendimet negative, ose krijo disa teknika të shpejta për të zhdukur stresin. P.sh dikush mund të preferojë të luajë me stilolapsin, një tjetër të luajë me një tufë flokësh sa herë që ndihet në stres. Mendja mund të përqendrohet në diçka krejtësisht të ndryshme, mjafton që pas disa minutave ta kesh kaluar gjendjen stresuese.

Medito. Të dish të meditosh dhe të jesh në gjendje të hysh në botën e meditimit sa herë përjeton stres, është një kurë e vërtetë për të larguar stresin. Meditimi është shumë i rëndësishëm për të kapërcyer një situatë me stres, aq sa, nëse e arrin, rezultati do të jetë i mrekullueshëm.