Dita Ndërkombëtare e Rinisë, zv.Ministri Kolgega : Këtë vit festojmë ligjin për...

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, zv.Ministri Kolgega : Këtë vit festojmë ligjin për Rininë e Shqipërisë Europiane

377
0

“Studimi, ‘fake news’ i kohëve moderne”

Lajmi i miratimit te Projektligjit te Rinise, si iniciative e Qeverise shqiptare me qellim fuqizimin e te rinjve dhe shtimin e mundesive reale per ta, ka muaj qe qarkullon ne media. Ne Diten Nderkombetare te Rinise, Zv.Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinise, z.Shpati Kolgega zgjodhi Korcen, si destinacionin e pare te nisjes se konsultimeve publike. Gjate bisedes se hapur, Kolgega u ndal ne prezantimin permbajtesor te draftit, ku perfshihen ceshtje te ndjeshme si financimi i projekteve rinore, njohja e profesionit te punonjesit rinor, ngritja e drejtorive perkatese dhe Planeve Lokale te Veprimit ne cdo bashki te vendit etj.

Image

“Synojme pjesemarrje te gjere te te rinjve shqiptare pergjate ketij procesi, sepse ky Projektligj do te kete rendesi madhore ne jeten e secilit prej jush. Shqiperia ka tanime eksperiencen e meparshme te vendeve te rajonit e atyre Europiane, te cilet jane ofruar gjithashtu per ekspertize. Ky ligj vjen per here te pare pas dy dekadash kerkese nga shoqeria civile” – citon ai.

Image

Nderkohe sa i perket lajmit te shperndare se fundmi, ku thuhet se 70% e te rinjve deshirojne te lene vendin e tyre, Zv.Ministri u shpreh i prere se ky eshte nje lajm i rreme, i pabazuar ne asnje studim te vertete. “Jane disa individe qe per interesa financiare dhe politike shperndajne studime fallco, qe te krijojne psikozen e nje gjendjeje alarmante. Fatkeqesisht ky lajm eshte shperndare si i vertete, po dua t’ju them se eshte nje ‘fake neës’ i koheve moderne. Ne keto kushte, si e justifikojme faktin qe sot ne Shqiperi jetojne, punojne dhe studiojne rreth 25 mije te rinj italiane? Kjo nuk do te thote, qe nuk mungojne sfidat per te rinjte ne Shqiperi, ashtu sikurse ne cdo vend tjeter, por ndryshimi kesaj here qendron tek qasja e fokusuar dhe tejet aktive, qe ne kemi ndaj problematikave te te rinjve”- permbyll z.Kolgega, me urimin kundrejt gjithe Rinise Shqiptare ne kete dite te vecante.