Dita Ndërkombëtare e Detarëve, Xhaçka uron: Det të qetë dhe erëra të...

Dita Ndërkombëtare e Detarëve, Xhaçka uron: Det të qetë dhe erëra të mbara

403
0

Në Ditën Ndërkombëtare të Detarëve, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka uruar ata për punën dhe sakrificën e tyre. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Xhaçka u ka shprehur detarëve dhe Forcës Detare mirënjohje për punën e tyre. “Det të qetë dhe erëra të mbara! Mirënjohje detarëve në ditën ndërkombëtare të tyre. Respekt për punën dhe sakrificën edhe për çdo efektiv të Forcës Detare,” shkruan Xhaçka në postimin e saj.

105615715_2998053243563709_6147726667818424207_n.jpg

25 qershorin e çdo viti, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personale  dhe familjeve të tyre.