Dita e tretë e vaksinimit antiCovid/ Manastirliu publikon fotot, ja kush po...

Dita e tretë e vaksinimit antiCovid/ Manastirliu publikon fotot, ja kush po vaksinohet sot

49
0

Sot regjistrohet dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri. Procesi po vijon të kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Në ditën e tretë vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.

 

STATUSI I PLOTE

Dita III e vaksinimit #antiCOVID. Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me #COVID19 të spitalit Infektiv në Air Albania Stadium ???????? #ShqipëriaBuzëqesh

loading...