“Dita e kuzhinës ruse”, Karpushin: Në Shqipëri njerëzit e dinë dhe e...

“Dita e kuzhinës ruse”, Karpushin: Në Shqipëri njerëzit e dinë dhe e duan kuzhinën ruse

677
0

Kompania Neranxi sjell kuzhinen ruse per diplomacine dhe dashamiresit e saj.

 

Nga Eglantina Alliaj

Në një atmosfere te gezueshme sot ne restorantin e mirenjohur ne Bllok, “Divina” u realizua ‘Dita e Kuzhines Ruse” ideuar nga Ambasada Ruse dhe realizuar ne bashkepunim me Kompanine e njohur ketej dhe andej kufirit “N. Neranxi” dhe Instituti Kulinar Neranxi. Duke marre shkas ne prezantimin e librit “Recetat e Gjyshes Sime, Kuzhina Ruse” me autore Viktoria Ostrovskaja takimin e organizuar ne Diten e Veres e hapi presidenti i Kompanise Neranxi i cili tha se biznesi dhe vecanerisht ai i grastronomise dhe kulinarise nxisin diplomacite e shteteve per te lidhur me shume kulturat e popujve dhe i paraprijne diplomacive dhe se edhe ne kete drejtim Kompania Neranxi eshte perseri nje hap perpara te tjereve.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

Ambasadori Karpushin: Në Shqipëri njerëzit e dinë dhe e duan kuzhinën ruse

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Rusise ne Tirane, Asleksander Karpushin tha se falenderonte Kompanine Neranxi qe beri te mundur realizimin praktik dhe te shkelqyer te kesaj iniciative e cila kishte qene ide e bashkeshortes se tij dhe qe sigurisht bashkon kulturat kulinare te dy popujve dhe ndihmon ne afrimin e tyre.

Fjala e ambasadorit Karpushin

Të nderuar miq,

Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në Ditën e kuzhinës ruse që është organizuar nga Ambasada Ruse në bashkëpunim me kompaninë “Neranxi”, e cila është një nga kompanitë më të rëndësishme shqiptare në fushën e kulinarisë, produkteve ushqimore dhe ushqimit publik. Arsyet e organizimit të kësaj feste të shijshme janë disa. Në radhë të parë, është fakti që këtu në Shqipëri njerëzit e dinë dhe e duan kuzhinën ruse. Sidomos brezi i vjetër, i cili ka pasur kontakte me vendin tonë apo ka studiuar në universitetet e Rusisë, po edhe të rinjtë shqiptarë që kanë mbaruar ose vazhdojnë akoma studimet e tyre në shkollat ruse, patjetër që e dinë shumë mirë se çfarë janë gatimet tradicionale të Rusisë.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit

Inkurajim më i fuqishëm për t’ju ftuar të gjithë në këtë takim u bë dalja në dritë e një përmbledhjeje recetash ruse, e cila quhet “Recetat e gjyshes sime”. Autorja e kësaj vepre Viktoria Ostrovskaja është një mike e madhe e familjes sonë dhe tani është e pranishme këtu bashkë me ne, pasi ka ardhur nga Moska enkas për të prezantuar librin në fjalë dhe për të marrë pjesë në gatimin e pjatave të ndryshme në bazë të recetave të saj.

Siç dihet, kulinaria apo kuzhina e çdo populli përbën një pjesë të patjetërsueshme të kulturës së tij duke pasur, kuptohet, edhe specifikën e vet. Për sa i përket kuzhinës tradicionale ruse, ajo është jashtëzakonisht e larmishme dhe ka disa tipare të veçanta, të cilat janë shfaqur si rezultat e një numri të madh faktorësh. Së pari, në aspektin e shtrirjes gjeografike Rusia është vendi më i madh në botë me sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 17 milionë kilometra katrorë, ka edhe zona të ndryshme klimatike që nga rrethi polar deri në rajonet e jugut, ndërkohë që nga perëndimi në lindje Rusia shtrihet në 11 zona kohore. Ndër veçoritë e kuzhinës ruse mund të përmend këto: përdorimi i bollshëm i mishit dhe perimeve, pjata të shumta me peshk, si edhe gatime të ndryshme prej brumi. Gjithashtu, ne kemi, le të themi, kultin e qullit: gatuajmë qull tërshëre, qull hikrre, orizi, gruri, elbi, etj. Qulli mund të gatuhet qoftë si pjatë kryesore, qoftë si garniturë apo ëmbëlsirë. Dhe të gjitha këto mund t’i gjeni në librin “Recetat e gjyshes sime”.

No photo description available.

Të dashur miq, do dojatë theksoja se në botimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si edhe në organizimin e këtij aktiviteti,një rol të veçantë ka luajtur familja e të nderuarit zoti Neranxi. Dhe unë dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time dhe të falënderoj përzemërsisht zotin Neranxi dhe autoren e librit të recetave zonjën Viktoria që e kanë mundësuar këtë botim dhe këtë degustim të pjatave tipike ruse.

Jemi falënderues edhe ndaj kuzhinierëve që janë mastershefi i Ambasadës Ruse Artan dhe tre kuzhinierë kryesorë të restorantit “Divina”, ndaj stafit të kompanisë, si edhe ndaj studentëve të Institutit Kulinar “Neranxi”, të cilët janë angazhuar drejtpërdrejt në gatimin e pjatave nga libri i recetave. Një kontribut i madh është dhënë edhe nga gratë e Ambasadës dhe nga bashkatdhetaret tona në Shqipëri. Ju faleminderit shumë të gjithëve!

Në mbyllje, dëshiroj të nënvizoj se menaxhimin e përgatitjes së kësaj feste dhe kontrollin e gatimit të pjatave në përputhje të rreptë me recetat i kanë marrë përsipër autorja e librit zonja Viktoria, si edhe ideatorja e përkthimit të librit në gjuhën shqipe, bashkëshortja ime Ludmilla.

Dhe tani më lejoni t’ju ftoj të gjithë të merrni pjesë në degustimin e pjatave.

Image may contain: table, food and indoor

Ne fund te takimit familja Neranxi ofroi nje dreke pune familjes se ambasadorit rus dhe autores se librit mbi kuzhinen ruse. Arti i Kuzhines duket si metafora e ures lidhese midis kulturave dhe si familja Neranxi ashtu edhe ajo Karpushin bene nje foto me stafin e Restorantit Divina dhe ate te Institutit Kulinar Neranxi

Image may contain: 3 people, people sitting, table and food