Dita e 11 e protestës, çfarë do të ndodhë sot me studentët

Dita e 11 e protestës, çfarë do të ndodhë sot me studentët

438
0

Sot pritet të jetë dita e 11 e protestës së studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave për arsimin e lartë. Studentëtn vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me Kryeministrin Edi Rama pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri. Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare. Kujtojmë se ditën e djeshme studentët i kërkuan Ramës të mbledhë Kuvendin, ndërkohë që kryeministri vazhdon të këmbëngulë për nje dialog mes tyre. Nuk dihet ende se cila do të jetë axhenda e sotme e studentëve.