
Në mbrëmjen e sotme të spektaklit të Big Brother, u transmetua një klip i cili përfshinte katër banorë të shtëpisë, Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe Beatrix. Klipi kishte në fokus debatet e fundit mes dy grupeve, konkretisht Donald-Beatrix dhe Arjola-Ilir, por të gjithë vëmendjen e mori një deklaratë e Ilirit në fund të klipit ku ai i thoshte Arjolës se aty disa banorë janë kot.
Kjo deklaratë e Ilirit u komentua gjatë këtë mbrëmje ku banorët së bashku me moderatoren e programit i kërkuan emrat e atyre për të cilët po fliste dhe kishte këtë mendim. Ai u shpreh se janë disa banorë që nuk janë më pjesë e shtëpisë për të cilët ka atë mendim, ndërsa për banorët brenda shtëpisë ai tha emrat. Iliri veçoi si banorët që janë kot në shtëpi, Einxhell, Sarën dhe Antonelën.
Replikat e tyre shkaktuan debat në shtëpi pasi ata nuk ishin dakord me mendimin e Ilirit, duke renditur edhe arsyet pse janë aty.
Nga përsëritja e kësaj situate, Antonela është shprehur e acaruar. Ndërkohë Sara folir për profesionin e saj si blogere, i cili nuk është i përhapur në Shqipëri, po shumë i përhapur në botë.
Pjesë nga debati
Iliri: Thjesht nuk më pëlqen karakteri i tyre.
Donaldi: Karakteri nuk ka lidhje me profesionin.
Iliri: Do të të jap llogari ty?
Antonela: Kjo situatë ndodh çdo herë që unë kam ardhur nga një emision që është Top Channel, dhe jam shumë krenare që jam këtu. Edhe mos guxoni ta përmendni më.
Iliri: Sara nga ana e karakterit, mendoj se nuk e ka aq të fortë sa për të qenë këtu Brenda. Backroundi professional i një blogeri varet nga njerëzit që e ndjekin.
Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri fallco. Sepse ditë e para ke thënë që t’ju vijë turp, më ke mbrojtur ti dhe Arjola.
Opinonistët e mbështetën faktin se Iliri u tregua i drejtëpërdrejtë, por Balina Bodinaku e cilësoi si ofenduese këto deklarata dhe Ilirin si arrogant. Ndërkohë Iliri në argumentin e tij, tha se përveç backroundit të tyre profesional, nuk pëlqente as karakterin e tyre duke shutuar se do të kishte dashur të kisjhte më shumë artistë.