Disa fakte interesante mbi SHENJAT E HOROSKOPIT, të cilat me siguri nuk...

Disa fakte interesante mbi SHENJAT E HOROSKOPIT, të cilat me siguri nuk i dinit

328
0

 

Astrological, Constellation, Western, Fortunetelling, Lifestyle

 

Shenjat e zodiakut u përdorën për herë të parë në bujqësi

Sistemi i zodiakut filloi si një kalendar bujqësor. Fermerët e lashtë përdorën pozicionet e yjeve në qiell për të përcaktuar kohën e duhur për të mbjellë dhe korrur. Dëshmitë sugjerojnë se kjo praktikë daton mijëra vjet në qytetërimet përgjatë lumenjve Nil dhe Eufrat.

 

Kishte 13 shenja origjinale të horoskopit

Sistemi i zodiakut nuk ka qenë gjithmonë i përbërë nga 12 shenja. Fakti argëtues është se zodiaku kishte 13 shenja, përfshirë Ophiuchus, magjepsësin e gjarprit, i cili qëndronte pranë yjësive të Herkulit, Akuilës dhe Serpensit. Sidoqoftë, kur babilonasit vendosën zyrtarisht shenjat e zodiakut 2500 vjet më parë, Ofiuchiusin e hoqën.

 

Një astrolog i Princeshës Margaret e bëri zodiakun përsëri popullor

Tani që ne nuk mbështetemi te yjet për afatet bujqësore, është një fakt magjepsës që shenjat e zodiakut janë ende të njohura. Kjo ishte trashëgimia e Richard Harold Naylor, një astrolog i shquar britanik në fillim të shekullit të 20 -të. Ai kishte lexuar pëllëmbët e Ëinston Churchill, Grover Cleveland dhe Mark Tëain. Por parashikimet e tij më të mëdha ishin ato të Princeshës Margaret.

 

Disa ditë pasi lindi princesha, Naylor publikoi horoskopin e parë në një gazetë në botë. Sipas rubrikës “Çfarë parashikojnë yjet për Princeshën e Re”, jeta e Margaret do të ishte plot me ngjarje. Rubrika fitoi interes të madh publik dhe shkaktoi shumë kërkesa për të ditur më tepër rreth horoskopit.

 

Rooseveltëve u pëlqente gjithashtu edhe astrologjia

Presidentët Franklin dhe Theodore Roosevelt ishin tmerrësisht të fiksuar pas horoskopit. Në fakt, Teddy Roosevelt çuditërisht kishte kërkuar të montohej shenja e tij e horoskopit në një tabelë të veçantë në Zyrën Ovale, pasi kështu i kujtohej përditë të lexonte gazetën për shenjën e tij.

 

Shumica e presidentëve amerikanë janë Akrepi dhe Ujori

Eshtë e vërtetë që disa shenja të zodiakut janë më presidenciale. Në fakt, pesë presidentë amerikanë kanë lindur nën shenjat e Akrepit (Adams, Polk, Garfield, T. Roosevelt dhe Harding) dhe Ujori (Harrison, Lincoln, McKinley, F. Roosevelt dhe Reagan). Ndërkohë, vetëm dy Virgjëresha dhe dy Dashi kanë shërbyer si presidentë.

 

Një astrologe parashikoi ardhjen e Hitlerit në pushtet

Elsbeth Ebertin ishte një astrologe e shquar gjermane, i cili botoi një libër të titulluar “Ndryshimi në yje dhe Ngjarjet Botërore në 1924”. Në të, ajo parashikoi ngritjen e Hitlerit në pushtet dhe libri pati një sukses tepër të madh komercial.

 

Shumica e miliarderëve janë Peshorja

Një studim ka gjetur se, nga ata që kryesojnë në Listën e Miliarderëve të Forbes, shumica kanë lindur nën shenjën e Peshores. Peshorja është shenja e 27 miliarderëve, përfshirë Ralph Lauren dhe Liliane Bettencourt.

 

Disa shenja të zodiakut fitojnë më shumë se të tjerat

Njerëzit e lindur nën shenjat e Gaforres, Akrepit dhe Demit kanë gjasa të fitojnë më shumë të ardhura në vit sesa shenjat e tjera. Ndërkohë, njerëzit e lindur nën Bricjapin dhe Ujorin kanë më tepër gjasa të fitojnë më pak në vit në krahasim me shenjat e tjera.

 

Binjakët kanë më shumë gjasa të lënë punët e tyre

Binjakët kanë tendencë të lënë punët e tyre shpesh për shkak të natyrës së tyre të dyfishtë. Të kesh punën e duhur është e rëndësishme për ta, dhe ata kanë një mendje që lëviz shpejt duke kërkuar sfida të reja në jetë. Kjo gjë i bën të mërziten shpesh me një punë të njëjtë, pasi u kthehet në monotone.

 

Fëmijët e Shigjetarit kanë më shumë gjasa të jenë yje hollivudi

Pas analizës së shenjave të zodiakut të 100 personazheve të famshëm, studiuesit zbuluan se shumica e yjeve lindin nën shenjën e  Shigjetarit. Në fakt, disa nga të famshmit më të mëdhenj në botë – Christina Aguilera, Scarlett Johansson dhe Britney Spears – janë Shigjetari.