Diniela Lera :Ju rrefej rrugetimin tim si gazetare dhe moderatore ..

Diniela Lera :Ju rrefej rrugetimin tim si gazetare dhe moderatore ..

164
0

 

Eshte e qeshur, e dashur, e bukur, por mbi te gjitha eshte e talentuar. Pershkruhet si nje grua me karakter te forte dhe shpirt luftarak. Nje grua e kompletuar nga ana profesionale.Teksa bisedon me te gjen veten ne bisedat e saj duke te dhene forcë e hare. E kam fjalen per gazetaren dhe moderatoren Diniele Lera e cila ne nje interviste na tregon per here te pare te gjithe rrugetimin ne gazetari. Gjithashtu Lera na tregon per here te pare te gjithe eksperiencen e saj si gazetare ne nje television ne Serbi, duke perfshire momentet e veçanta dhe te veshtirat gjate punes se saj. Por Diniela eshte dhe nje poete, shkrimtare e talentuar, ajo na tregon se se shpejti do te sjelli dhe romanin e pare te saj. E pyetur se cilat jane problemet ne gazetari sot ne vendin tone gazetarja thote se sot behet gazetari per klikime dhe se gazetari i vertete eshte i mbytur nga antivlerat. Prej me shume se 6 vitesh eshte pjese e SCAN TV. Por nese do rrefente nje marredhenjie te forte dhe te bekuar eshte lidhja me te bijen, Lenean.

Diniela ti ke qene gjithmone ne rolin e intervistueses, kete here dua te te vej ne proven e te intervistuares.Çfare ndjesie eshte?

Eshte bukur ta shohesh veten edhe ne pozicionin e te intervistuares! Sigurisht qe edhe gazetaret kane histori dhe suksese per te treguar dhe jo vetem per te degjuar apo shkruar!

No description available.

Ke jetuar mbi 14 vite jashte shtetit dhe njekohesisht ke punuar si gazetare ne Tv ne Serbi, me pershkruaj pak ndjesine dhe eksperiencen tende si gazetare atje?

E vertete! Shume vite kam dhene kontributin tim si gazetare ne Serbine Jugore, ku perpos te tjerash kam qene aktiviste per te drejtat e shqiptareve ne Serbi dhe anetare per mediat prane Keshillit Kombetar Shqiptar. Te jesh gazetare ne Serbi edhe sot eshte e veshtire per shkak te pergatitjes qe ato kerkojne, kritereve qe vendosin dhe padyshim menyres sesi ato bejne gazetari! Do perkedhel pak egon time duke thene qe u perzgjodha te punoj ne RTB, si gazetare dhe moderatore e programit te mengjesit dhe edicioneve qendrore te lajmeve, perzgjedhur nga televizioni qendror shteteror me baze ne Beograd. Po ne Serbi mes perpjekjesh arrita te siguroje diplomen e rradhes per Shkenca Komunikimi-Gazetari, si menyre e vetme per t’u punesuar atje! Thuhet qe gjerat e veshtira, terheqin me shume, nese i shtojme edhe pasioni behet me e kapshme si enderr.

 Diniela me trego nje nga momentet e tua me te bukura dhe nje nga momentet me te veshtira gjate punes tende si gazetare ne Beograd?

Beogradi ishte nje destinacion i zakonshem gjate viteve te punes sime atje. E bukura te njiheshe me nje kulture ndryshe nga e jotja, te percillje ne menyre eskluzive delegacionin shqiptar, te ndiqje ngjarjet me te rendesishme ne nje zone si Lugina e Presheves, ku te drejtat themelore te njeriut nuk respektohen. Eshte nje lufte e heshtur qe ndjehet sapo te shkelesh atje dhe mes kesaj ndjesie ti nuk do jesh e pranuar nga pala tjeter sepse insiktivisht do mbrosh interesat e atyre qe perfaqesojne gjuhen e nenes tende, shqipen. Ne kete moment te veshtiresohen ty punet dhe ne nje shtet monitorues si Serbia, duhet te jesh e afte te pasqyrosh realitetin, lajmin e vertete edhe pse mes censures, qe nuk ka munguar ndaj meje! Por a nuk eshte pikerisht ky misioni i gazetarit?

Pse vendosi te kthehet ne Shqiperi Dinieles?

Pas Serbise, jane Hollanda dhe Norvegjia U ktheva ne Shqiperi pas nje eksperience gati dy vjeçare si asistente sociale dhe vullnetare ne Norvegji! Ishte thjesht nje zgjidhje qe beme si familje! Po kerkonim per nje vend me te ngohte (qesh).

Ne keto 6 vite te kemi pare ne formate te ndryshme ne SCAN TV, ekonomike, sociale dhe kulturore! Si kane qene keto vite per ju ne SCAN?

Sa shpejt kalojne vitet! Ne SCAN u ndjeva e vleresuar dhe mirepritur! Shume formate, emisione, gazetare, moderatore dhe autore! Te jesh pjese e cikleve te ndryshme te rrit profesionalisht, kete ma thonte shpesh drejtori im, qe nuk eshte me mes nesh, Artjan Tepelena! Tani mendoj qe njerez si ai e zgjaten jo vetem qendrimin tim ne SCAN por edhe ne Shqiperi! SCAN eshte nje familje e madhe per mua!

No description available.

 Sipas teje cilat jane problemet e gazetarise sot ?

Sot behet gazetari per te fituar klikime! Gazetari i vertete eshte i mbytur nga antivlerat, nga mungesa e kohes dhe kerkesat e ”çuditshme” te shoqerise ku jetojme. Shkurt dhe shqip sot, ka mbetur pak ose aspak etike ne çfare shkruajme apo transmetojme neper ekrane! Jane vene ne dukje hendeqet me te medha te shoqerise sone, dhuna, mungesa e nje shoqerie te emancipuar, banalitetet etj!

Une di qe ti je dhe nje poete e talentuar, ke botuar dhe librin tend te pare, do te kemi ndonje botim te ri se shpejti?

Kam diçka ne dore dhe shpresoj ta finalizoj sa me shpejt. Kete here do vij me nje roman! Kaq mund te them per momentin.

No description available.

Shpesh here te kemi pare qe ti merresh dhe me aktivitet sociale cila eshte kauza jote kryesore ?

Nese diçka me lumturon jane pikerisht aktivitetet e ndryshme sociale, kryesisht, ato qe  kane natyre humanitare! Kam qene dhe jam e fokusuar tek ndihma ekonomike dhe sociale ndaj shtresave te varfera te popullsise dhe vitet e fundit edhe per femijet me autizem permes nje nisme shume fisnike ”Lumturo dhimbjen” se bashku me mikeshen time Brixhida Muça.

Kauza ime eshte e thjeshte per t’u kuptuar nga çdo individ, te ndihmuarit nuk te varferon perkundrazi te pasuron shpirtin! Te kthesh koken mbrapa tek ai qe ka nevoje vertete per ndihme dhe te lehtesosh nje dhimbje eshte bukur!

Si eshte Diniela si mama e nje vajze ?

Kam thene gjithmone te jesh nene e nje vajze eshte bekim dhe me ke prekur shpirtin me kete pyetje! Ime bije eshte arsyeja pse jam e forte dhe pse nuk rrezohem. Mundohem te ”zbatoj” prinderimin pozitiv qe do te thote terhiq e lesho (qesh) por prirem te jem bashkepunuese, tolerante, nje degjuese dhe nje keshilluese e mire.

No description available.

Sa kohe i kushton vajzes dhe sa te lidhura jeni me njera -tjetren ?

Shume te lidhura! Prej vitesh kemi vetem njera-tjetren dhe kjo ben qe te kemi nje marredhenie ndryshe. Dua te them, nje marredhenie unike, te forte si dy mike te ngushta! Ime bije Lenea eshte femija qe çdo nene do deshironte te kishte (qesh)! Ne punojme shume me njera-tjetren, komunikojme per gjithçka, nuk mbajme sekrete! Edhe pse vetem 10 vjeç, Lenea, te habit me menyren e te menduarit dhe te gjykuarit te saj. Eshte bekimi me i madh i jetes sime!Sa per kohen, mundohem t’ja plotesoj kohen e munguar, nga oraret e zgjatura ne pune dhe fati im i mire qe ajo me kupton ne kete pjese!

No description available.

A ka Diniela nje pasion te fshehte ?  

Nuk e di sa do me besonin nese do thoja aktrimi dhe muzika (qesh) Nje dite pa muzike eshte nje dite e shkuar dem!

Si eshte nje dite e zakonshme e Deniela ?

Sikur e thate edhe ju ne dite e zakonshme, nuk i kalon pritshmerite e se zakonshmes! E ngarkuar me punen time si gazetare dhe pjesen tjeter dedikuar sime bije! Nje jetese e thjeshte, pa shume zhurme, me shume deshira te reja qe pres ti realizoj dhe ti jetoj!

 Dhe se fundmi si do te doje ta mbyllnim kete interviste?

Do doja ta mbyllja me nje falenderim ndaj teje e dashur, qe rrezaton miresi dhe sigurisht me nje pershendetje te ngrohte per te gjithe lexuesit e portalit! Nje keshille; gjeni lumturine ne gjera te thjeshta, çdo dite e ikur eshte nje dite e humbur qe nuk kthehet me ndaj jetoni ne paqe me veten.

Intervistoi Era Cela

 

No description available.

 

 

 

Shperndaje