Aktualitet

“Dilni përjashta!”/ Debate te “Media”, Bardhi dhe Noka i shkojnë te koka Açkës, i tërheqin me forcë mikrofonin

By vizional

January 17, 2024

“Po i shërben Edi Ramës”. Me këto akuza i janë drejtuar Flutura Açkës, deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi sot në Komisionin e Medias.

Teksa kryetarja e komisionit, Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë. Pas këtij episodi, Açka njoftoi gazetarët teksa ishte live se do të mbante një konferencë urgjente për mediat.

 

DEBATI

Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës

Açka: Ulu

Bardhi: Jo nuk ulem, pa u plotësuar të drejtat e opozitës.