Lajme

Dikur thanë që janë vetëm shokë, moderatorët shqiptarë na habitën: “Bashkë jemi, duhemi!”

By vizional

April 19, 2019

 

Ata janë përfolur për një lidhje më tepër se shoqërore me njëri-tjetrin dhe shpesh u është dashur të përballen personalisht me kuriozitetin dhe dëshirën e fansave që i pyesin: A jeni bashkë?

“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy”, është një ndër komentet më të shpeshta që shohim në profilin e Ori Nebijajt dhe Isli Islamit në Instagram, sa herë që ata publikojnë një foto bashkë.

Dhe pikërisht për t’u dhënë njëherë e mirë përgjigje këtyre pyetjeve, Ori dhe Ilsi kanë qenë të ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku kanë folur për marrëdhënien e tyre.

“A jeni bashkë ju të dy?”, i pyet moderatorja ndërkohë që Isli ia kthen” “Bashkë jemi se s’jemi veç”.

“Moj duhemi ne?”, pyet ai më pas kolegen Ori Nebiaj, e cila ia kthen: “Duhemi!”

Sigurisht gjithçka ka qenë në formë shakaje pasi Ori edhe më herët e ka thënë e mes tyre ka vetëm shoqëri dhe asgjë më tepër.