Dikur milioner, sot i lumtur që shkarkon qymyr dhe dru

Dikur milioner, sot i lumtur që shkarkon qymyr dhe dru

344
0

Në vitin 2002 Majkëll Keroll me 4 stërlinat e fundit të rrogës bleu një biletë lotarie, e cila do t’i ndryshonte tërësisht jetën e tij.

Ai u shpall fitues dhe mori 11 milionë euro, të cilat pas më shumë se një dekadë kanë avulluar dhe kjo për shkak të jetës së tij.

Ai e shkriu të gjithë pasurinë brenda pak vitesh me alkool, drogë dhe prostituta, madje petendon që ka shkuar me 4000 gra. Sipas tij, ishin 10 vitet më të bukura dhe nuk pendohet fare që i shpenzoi të gjitha paratë pa kursyer asgjë.

Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Por ajo e la pas martesës, e neveritur me jetën që ai bënte me kokainë e prostituta.

Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për shkak të parave.

Tashmë që nuk i ka mbetur asgjë, ai i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira.

Ai thotë se nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar, ndërsa shprehet se nëse i bie papë lotaria nuk do ta lërë asnjë ditë punën që ka.

“Unë nuk shikoj prapa me ndonjë keqardhje, kjo është e sigurt. Ishin dhjetë vjet argëtim, nuk mund të shkonte keq. Unë nuk do të doja ta ktheja orën mbrapa. Por unë jetoj një mënyrë jetese të mirë dhe të lirë tani dhe jam i lumtur sepse e kam rikthyer jetën time”, ka thënë ai për mediat britanike