Digjet masivi pyjor në Theth, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet masivi pyjor në Theth, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

328
0

Disa hektarë pyje në Parkun Kombëtar të Thethit janë përfshirë nga zjarri në orët e pasdites. Agjencia e Zonave të Mbrojtura Shkodër me inspektorët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Emergjencat Civile njoftojnë se pas vlerësimit të situatës në terren ndërhyrja me forca njerëzore është e pamundur për shkak të terrenit shkëmbor dhe të rrezikshëm. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.