Digjet makina e shefit të Krimeve në Tepelenë (EMRI-DETAJE)

Digjet makina e shefit të Krimeve në Tepelenë (EMRI-DETAJE)

346
0

Ilustruese

Një makinë është gjetur e djergur mëngjesin e sotëm në Tepelenë.

Ndërkohë mësohet se mjeti i përket Shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Tepelenës, Gentian Shehu. Makina tip “Ford” ka qenë e parkuar pranë banesës përballë pallatit në të cilin Shehu jetonte. Ka qenë ky i fundit i cili ka konstatuar makinën e djegur në mëngjes, ndërsa ka bërë menjëherë denoncim.

Sipas policisë nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental si pasojë e një defekti elektrik.

Njoftimi i policisë:

Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik).