Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, në pronësi të një 23-vjeçareje, nuk...

Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, në pronësi të një 23-vjeçareje, nuk dihen shkaqet

390
0

Një automjet tip “Audi” është djegur gjatë natës në Vlorë. Policia informon se mjeti prej flakëve është shkrumbuar plotësisht. Mësohet gjithashtu se automjeti ishte në pronësi të një 23-vjecareje me inicialet E.H.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

 

Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.