Digjen gjatë natës dy makinat e kryetarës së PD, në Ulëz, Gjelina Kalthi.
Mësohet se dy makinat në pronësi të kryetares së PD, Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.
Kalthi shprehet se makinat e saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj në politikë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.