Digjen gjatë natës 2 makinat e kryetares së PD-së

Digjen gjatë natës 2 makinat e kryetares së PD-së

454
0

Digjen gjatë natës dy makinat e kryetarës së PD, në Ulëz, Gjelina Kalthi.

 

Mësohet se dy makinat në pronësi të kryetares së PD, Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat,  janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.

 

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.

 

Kalthi shprehet se makinat e saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj në politikë.

 

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.